Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Iu shmang zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, deputetja e PD-së gëzohet me humbjen e skuadrës së Ols Ramës

Shkruar nga NEWSPORT
Iu shmang zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, deputetja e
Fotomontazh/ Ols Rama & Jorida Tabaku

Derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana, i cili u zhvillua mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania” mblodhi shumë figura publike. Një ndër ta ishte edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Tabaku, e njohur si tifoze e Tiranës, e përjetoi shumë mirë fitoren 0-3 të “bardhebluve”. Diçka të tillë e shprehu edhe në rrjetet sociale, ku shkruan: “Me ty u linda, me ty u rrita, vetëm Tirona n’stadium bërtita!”.

Edhe pse iu shmang zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës duke mohuar kategorikisht kandidimin, Tabaku “mposhti” në derbi skuadrën e Ols Ramës, Partizanin. Kujtojmë se Olsi Rama mban rolin e Drejtorit të Përgjithshëm tek klubi i kuq.

Poll

Lexo gjithashtu