
Donald Trump, Elon Musk dhe autorja e librave, J.K Rowling janë përfshirë në një situatë aspak të këndshme. Tre njerëzit e njohur dhe me famë botërore janë kallëzuar penalisht.
Është boksierja algjeriane, Imane Khelif ajo që kallëzoi të tre personal e lartpërmendur. Kallëzimi ka të bëjë me “Ngacmim të rëndë kibernetik”. Si ish-presidenti i Amerikës, Rowling dhe Musk kanë “thumbuar” dhe bullizuar virtualisht boksieren algjeriane e cila u akuzua se ishte transgjinore dhe po garonte në boksin e femrave.
Kjo padi e bërë nga avokati i Khelif, Boudi ka krijuar një terren ku po përballen me ligjin figura që kanë ndikim në botë. Tashmë gjithçka i ka kaluar prokurorisë në Francë, e cila do të merret gjerësisht me këtë çështje.