Postimi i Alen Sherrit me trofeun e titullit në krevat vazhdon të marrë vëmendjen kryesore. Të shumtë janë komentet për gardianin e Egnatias, por njëri prej tyre bie më shumë në sy.
Jasir Asani ka shkruar “Gjum të ëmbël bro”, ndërsa e ka shoqëruar me disa emoi duke qeshë. “Mëngjarashi” tradhëton kështu Partizani, ekip që Egnatia i mposhti në finalen e titullit.
Sigurisht komenti i ish-lojtarit të demave mund të “zemërojë” tifozët e kuq, pasi ish-futbollisti i tyre komenton në profilin e rivalëve të tyre, i cili i hoqi mundësinë kryeyqtetasve të fitonin titullin e dytë rresht.
Kujtojmë se në orën 16:00 do të shpallet lista nga Sylvinho, teksa do të zbulohen edhe lojtarët e grumbulluar për në Euro 2024. Asani pritet të jetë një nga futbollistët që do të udhëtojë me kuqezinjtë në Gjermani.