Dita e sotme është shumë e veçantë për një nga ish-futbollistët e Partizanit. Skerdi Bejzade feston ditëlindjen dhe urimet për të janë të shumta.
Madja ish-futbollisti i kuq ka marrë urime edhe nga tifozët e Tiranës. Alban Berisha, i cili është tifozi i flaktë i bardhebluve ka uruar Bejzaden, duke shkruar në koment se e meriton, pasi është një çun i mirë.
Por diçka e tillë duket se është bërë “mollë sherri” për bardheblutë pak ditë para derbit të madh mes Tiranës e Partizanit. Kjo pasi ish- sulmuesi i bardhebluve, Artur Maxhuni i është “kthyer” tifozit dhe i ka thënë të mos e urojë, pasi “Arusha e Kamzës” iu ka bërë shumë “dëme” në të kaluarën.
Sigurisht gjithçka në sensin e shakasë dhe me nota humoristike. Por sërish kjo situatë ka “rindezur” derbin, ku ditën e dielë në orën 18:00 në “Air Albania” do të përplasen Tirana dhe Partizani për herë të dytë në këtë sezon.
