
9 maji është një datë e ngulitur thellë në mendjen e të gjithë tifozëve bardheblu. Ditë kjo që përkon me datëlindjen e të madhit Selman Stërmasit.
Ikona e futbollit bardheblu lindi më 9 maj të vitit 1908, teksa mbylli sytë përgjithmonë më 9 tetor të vitit 1976. Një nga lojtarët më të mëdhenjt të të gjitha kohërave, trajner dhe president i kryeqytetasve, brumosi kudo dashurinë për ngjyrat Bardh e Blu
E në këtë ditë të veçantë familjarët e kanë kujtuar. Është pikërisht nipi i Stërmasit, Armando Babani që emocionon me fjalët për gjyshin e tij të ndjerë.
“KRENAR per gjyshin tim!
9 Maj, sot kujtojmë me nderim datëlindjen e të paharruarit Selman Stermasi (9 Maj 1908-9 Tetor 1976), futbollist, trajner dhe president i skuadrës KF Tirona i cilesuar si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe një nga trajnerët më të famshëm të saj.
Njeriu që brumosi dashunin bardheblu jo vetëm te lojtarët, familja e tij dhe ata që e njihnin personalisht, por tek i gjithë opinioni bardheblu.
Qoftë i përjetshëm emri i këtij vigani, intelektuali, fisniku, atdhedashësi dhe atleti modern.
Nderim dhe respekt për figurën e tij”, shkruan Armando Babani.