Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

E PAZAKONTË/ Dua Lipa bëhet shkak, klubi argjentinas nuk grumbullohet para ndeshjes së “jetës”

Shkruar nga NEWSPORT
E PAZAKONTË/ Dua Lipa bëhet shkak, klubi argjentinas nuk grumbullohet
Stadiumi “Monumental” - Dua Lipa

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Argjentinë, ku River Plate nuk do të mund të zhvillojë grumbullimin "tradicional" në stadiumin “Monumental” para derbit të madh ndaj Boca Juniors.

Arsyeja është mbajtja e dy koncerteve madhështore të këngëtares shqiptare Dua Lipa, që ka mbushur plot arenën ikonike me mijëra fansa.

Gjithmonë, River grumbullohej në stadiumin e vet përpara ndeshjeve të rëndësishme, për të krijuar atmosferën dhe motivimin e zakonshëm para Superclasicos. Këtë herë, për shkak të organizimit të koncerteve, klubi është detyruar ta anashkalojë këtë ritual.

Megjithatë, drejtuesit e River Plate kanë garantuar se ekipi do të përgatitet në një ambient tjetër, ndërsa mediat vendase e kanë cilësuar këtë si një “ndërhyrje historike të muzikës në futbollin argjentinas”.

Poll

Lexo gjithashtu