
Dedektivja private Shkënda Lili e njohur për investigimin e tradhëtive në çift, ka treguar rastet kur të dashurat dhe gratë e futbollistëve kanë kërkuar t’i hetonin.
Dedektivja Shkënda tregoi se ka zbuluar një rast tradhëtie nga një futbollist i kombëtares, i cili në Kampionatin Europian ishte në stol.
Pa përmendur emra, ajo tregoi se si e dashura e futbollistit ka shkuar dhe ka kërkuar të hetojë nëse e tradhton, dhe kështu ka rezultuar.
“Në fakt nuk janë të shpeshta këto rastet tek unë. Mbaj mend një rast, ku ishte e dashura, jo gruaja, ajo që kërkonte të investigonte futbollistin. Nuk është një futbollist me emër, është shqiptar. Nuk ishte i martuar. Unë e kam investiguar. Këtë herë nuk ka luajtur me kombëtaren, ka qenë në stol.” – tregoi Shkënda Lili.