Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

DETAJE nga atentati në gjyqin për vrasjen e boksierit Besar Nimani në Gjermani, shënjestra babai dhe vëllai i autorit, njëri në gjendje të rëndë

Shkruar nga NEWSPORT
DETAJE nga atentati në gjyqin për vrasjen e boksierit Besar Nimani
Foto Ilustruese

Babai dhe vëllai i autorit të vrasjes së boksierit shqiptar Besar Nimani, kanë qenë shënjestra e atentatit ditën e sotme jashtë godinës së gjykatës së Bielefeld në Gjermani.

Bild raporton se të dy, babai dhe vëllai i të pandehurit Huseyin Akkurt kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Huseyin Akkurt akuzohet për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani më 9 mars 2024 në qytetin e Bielefeldit, ndërsa sot po mbahej seanca e radhës gjyqësore.

Mediat gjermane raportojnë se të shtënat me armë ishin një atentat i mirëmenduar pasi seancat janë mbajtur nën masa të rrepta sigurie ku oficerë të një skuadre policie rrethonin ndërtesën çdo ditë që mbahej seanca gjyqësore.

Sa i përket autorëve, mësohet se është arrestuar një prej tyre, ndërsa dy të tjerë kanë mundur të arratisen. Më herët u raportua se dy autorët janë fshehur në një godinë pranë Gjykatës Rajonale ku u mbajt seanca.

Kujtojmë se Besar Nimani u vra më 9 mars 2024 në qytetin e Bielefeldit ku dy burra i prenë rrugën dhe e qëlluan për vdekje me të paktën 16 plumb. Në lidhje me vrasjen është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i të pandehurit, Aymand Dawoud Kirit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga