Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Breshëri plumbash në gjykatën gjermane! Atentat familjarëve të vrasësit të boksierit shqiptar Besar Nimani (PAMJE)

Shkruar nga NEWSPORT
Breshëri plumbash në gjykatën gjermane! Atentat familjarëve
Pamje nga vendi i ngjarjes, Gjermani

Senca gjyqësore për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani në Bielefeld, Gjermani është kthyer në një skenë krimi pasi disa persona kanë qëlluar me armë zjarri duke plagosur të paktën tre persona.

Mediat gjermane raportojnë se deri tani paraprakisht dihet se ka qenë më shumë se një person që ka qëloluar me armë. Një prej tyre është arrestuar tashmë nga autoritet gjermane, ndërsa një apo disa të tjerë raportohet se janë fshehur në një godinë pranë Gjykatës Rajonale ku u mbajt seanca.

Breshëri plumbash në gjykatën gjermane! Atentat familjarëve
Pamje nga vendi i ngjarjes, Gjermani

Henning Hünerbein raporton se objektivi i të shtënave ishin familjarët e të pandehurit Huseyin Akkurt i cili akuzohet për vrasjen e boksierit shqiptar më 9 mars 2024 në qytetin e Bielefeldit.

Autoritet kanë dyshime se të shtënat me armë zjarri mund të kenë qenë një atentat i mirëmenduar ndaj familjarëve të vrasësit të Besar Nimanit.

Breshëri plumbash në gjykatën gjermane! Atentat familjarëve
Pamje nga vendi i ngjarjes, Gjermani

Nga fillimi deri ditën e sotme, seanca janë mbajtur nën masa të rrepta sigurie ku oficerë të një skuadre policie rrethonin ndërtesën çdo ditë që mbahej seanca gjyqësore.

Kujtojmë se Besar Nimani u vra më 9 mars 2024 në qytetin e Bielefeldit ku dy burra i prenë rrugën dhe e qëlluan për vdekje me të paktën 16 plumb. Në lidhje me vrasjen është shpallur në kërkim bashkëpunëtori Aymand Dawoud Kirit.

Breshëri plumbash në gjykatën gjermane! Atentat familjarëve
Pamje nga vendi i ngjarjes, Gjermani

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga