
Kombëtarja shqiptare vijon të jetë e grumbulluar në ‘Shtëpinë e Futbollit’ aty ku futbollistët stërviten, ushqehen dhe flejnë deri ditën e nesërme ku do të udhëtojnë drejt Pragës. Shqipëria sfidon Çekinë dhe Gjeorgjinë në transfertë ku do të luhen dy sfida jetike për fatet e grupit B1 në Nations League.
Atmosfera në skuadër është e mrë me lojtarët që kanë një frymë tejet miqësore me njëri-tjetrin. Prej ditësh, në grumbullim kanë vizituar njerëz e miq të ndryshëm. Këtë mbrëmje, lojtarëve u është bashkuar ministri Taulant Balla për një vizitë.
Ai ka takuar futbollistët, ndërsa ka zhvilluar edhe një lojë tavëll me adashin e tij, Taulant Seferin. Fituesi i derbit ishte sulmuesi teksa ka ndarë një foto pas triumfit nën diciturën: Një fitore e lehtë kundër ministrit dhe mikut tim Taulant Balla.
