Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Boksieri Anthony Joshua përfshihet në një aksident fatal, humbin jetën dy persona (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Boksieri Anthony Joshua përfshihet në një aksident fatal, humbin
Anthony Joshua

Boksieri britanik, Anthony Joshua u përfshi në një aksident fatal me makinë, në Nigeri. Sipas medias së huaj “The Sun”, Joshua ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

36-vjeçari, Joshua ishte pjesë e aksidentit që ndodhi në autostradën Lagos-Ibadan. Dëshmitarët okularë që ndihmuan në vendngjarje treguan se Joshua pësoi lëndime të lehta, por tragjikisht dy persona të tjerë humbën jetën si pasojë e aksidentit.

Automjeti i Joshuas i tipit “Lexus Jeep” është përplasur me një kamion, ndërsa policia vendase vijon me hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

 
Poll

Lexo gjithashtu