
Drita fitoi 0-2 në transfertë ndaj Sileks me gola të Gërbeshit dhe Limanit. Kampionët e Kosovës do të luajnë në turin pasardhës të Europa League në Poloni ndaj Legias së Varshavës. Gjilanasit do të udhëtojnë drejt Polonisë aty ku përpara pak vitesh protestohej për mosnjohjen e Kosovës si shtet.
Mbrëmja e 24 shtatorit do shohë të besuarit e Nuhijit në një duel të zjarrtë, ndërsa diferencat mes dy skuadrave dhe përvoja në kompeticionet europiane janë të ditura. Me Dritën që nuk ka çfarë të humbasë, lojtarët do të kërkojnë të bëjnë surprizën ën Varshavë. Më herët edhe Kukësi ka luajtur në Europë ndaj polakëve.
Poll