Mbrëmjen e sotme u mbyllën të gjitha takimet e para të fazës së 1/8-ave të Europa League. Befasitë nuk janë ndalur as në kompeticionin e dytë të rëndësishëm të klubeve të futbollit europian teksa pretendentët Arsenal, Inter dhe Sevilla nuk siguruan fitore. Ka qenë një mbrëmje mbresëlënëse për Chelsean, Valencian dhe Benfican që siguruan fitore të rëndësishme ndaj Dinamos së Kievit (3-0), Salzburg (3-0) dhe Krasnodar (2-1).
Interi u frenua nga Eintracht Frankfurt në barazim 0-0 në Gjermani, rezultat që rrezikon kualifikimin në fazën çerekfinale, pasi gjermanëve u mjafton një barazim 1-1 për të nxjerrë jashtë gare zikaltërit. Humbje turpëruese pësoi Arsenali 3-1 nga francezët e Rennes. Ekipi më i suksesshëm i Europa League zhgënjeu në shtëpi me barazim 2-2 ndaj çekëve të Slavia Pragës.
Të gjitha takimet e kthimit do të luhen javën e ardhshme në datën 14 mars.
Rezultatet e plota të aktit të parë të 1/18-ave të këtij sezoni të Europa League paraqiten më poshtë:
