
Janë mbyllur 5 ndeshjet e parë të mbrëmjes së kualifikueseve të Euro 2024. Sfida mjaft interesante në të cilat kishte edhe surpriza.
Gianni De Biasi së bashku me Azerbajxhanin e tij kanë marrrë një fitore të madhe 3-0 përballë Suedisë. Një rezultat mjaft surprizues, por gjithsesi pavarësisht fitores, ekipi i ish-trajnerit të Kombëtares nuk ka shanse kualifikimi.
Në krahun tjetër Spanja ka fituar pa probleme me rezultatin 3-1 në transfertën qipriote. Spanjollët i kanë pasur të mbyllura llogaritë me kualifikimin, teksa kjo fitore iu vlen për statistika dhe për të “blinduar” vendin e parë.
Në ndeshjet e tjera Bullgaria barazoi 2-2 përballë Hungarisë. Po me të njëjtin rezultatin përfundoi dhe ndeshja Gjeorgji – Skoci. Ndërsa Austria triumfoi në transfertë 2-0 përballë Estonisë.