
Kombëtarja kuqezi ka mbërritur pak më parë në Shkodër, ndërsa nuk kanë munguar as tifozët që kanë pritur skuadrën tonë përfaqësuese në hyrje të hotelit ku do të akomodohet ekipi në prag të ndeshjes ndaj Maqedonisë.
Fansat prezentë në mbërritjen e lojtarëve në Shkodër, nuk e kanë humbur rastin për të marrë autografe nga idhujt e tyre.
Por fotoja më e veçantë që u vu re nga momenti i takimit të tifozëve me futbollistët e Kombëtares ishte ajo e një fansi të vogël që mori një autograf nga portieri Etrit Berisha, në një bluzë të bardhë, të ngjyrosur me stilolaps në pjesën e pasme ku ishte shkruar mbiemri i portierit të Kombëtares dhe numri që "gardiani" mban mbi shpinë.
[gallery columns="1" size="full" ids="32713"]
Berisha duke firmosur autografin për tifozin e tij special