
Shkëndija ka firmosur me Almir Rexhepin, lojtarin e dalë nga Akademia e klubit. Tetovarët kanë zyrtarizuar firmën me lojtarin që është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për moshat U19. Mbrojtësi 18 vjeçari ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionist, duke I shtuar ekipit të Ernest Gjokës një lojtar të talentuar në grup. Rexhepi vjen nga moshat e klubit tetovar.
Shkëndija është shprehur e lumtuar me këtë afrim, duke vijuar kështu fazën përgatitore në Antalia. Kontrata tre vjeçare e Rexhepit dhe aftësitë e tij në mbrojtje, do e mbajnë lidhur djaloshin për tre vite me klubin. "Është ndjenjë e mrekullueshme të firmos kontratë profesionale me Shkëndijën. Një ëndërr që bëhet realitet dhe për të cilën kam punuar shumë. Tash kur realizohet ky qëllim, jam shumë i motivuar të punoj me përkushtim edhe më të madh për të bindur stafin teknik dhe kryesinë se me të drejtë kanë besuar të unë", është shprehur Rexhepi për faqen zyrtare të klubit.