Finalet e kampionatit të basketbollit për meshkuj u mbyllën ditën e djeshme me fitoren e Tiranës që ngre lart trofeun kampion. Një seri spektakolare në Play-Off për bardheblutë që e nisën me 2 humbje por më pas ia dolën të bëjnë përmbysjen e madhe ndaj Besëlidhjes, ndoshta edhe falë mbështetjes masive të tifozëve bardheblu.
Tashmë kryeqytetasit festojnë dhe sëbashku me ta edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Me një postim në rrjete sociale, qytetari numër 1 i Tiranës, uron klubin për këtë sukses. Mirëpo, një detaj interesant vërehet teksa kryebashkiaku përdor figurën e zemrës me ngjyrën e… kuqe, një ngjyrë që është e “ndaluar” te bardheblutë pasi i përket rivalëve të Partizanit.
[caption id="attachment_691268" align="alignnone" width="336"] Postimi i Erion Veliaj[/caption]