Mëngjesin e sotëm zv/kryeministri Erion Braçe ka thumbur FSHF-në duke publikuar një foto nga kulla e "Arenës Kombëtare", duke ngritur disa pyetje. Braçe I referohet ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë me Francën (17 nëntor) në impiantin e ri, teksa shtron shqetësimin e biletave të shtrenjta. Me daljen në shitje të biletave për ndeshjen ndaj kampionëve të botës, Federata e futbollit i detyroi tifozët duke iu "shitur" edhe biletat për ndeshjen ndaj Andorrës, e programuar më 14 nëntor në Elbasan. Duket se interesimi i vakët për në "Elbasan Arena", ka shtyrë FSHF-në të ndërrmarë këtë veprim aspak korrekt.
Erion BraçeiI ka mëshuar këtij fakti me postimin e tij, duke pyetur tifozët nëse kjo situatë është "me të futme". Gjithashtu ai ka thumbuar edhe Arben Dervishajn që u shpreh pak kohë më herët se "futbolli nuk është për hallexhinjtë".
Postimi i plotë:
