Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku ka ndërruar jetë një 16-vjeçar shqiptar në Itali.
Ka ndërruar jetë Gabriel Alibeaj 16-vjeç, i cili jetonte në Lunigiana. 16-vjeçari mbrëmjen e së martës kishte dalë më shokët, teksa po kthehej në shtëpi me triçikletë adoleshenti është rrëzuar duke goditur kokën rëndë.
Edhe pse u dërgua menjëherë në spital 16-vjeçari për dy ditë ishte në koma duke luftuar me jetën, ndërsa sot ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Gabrieli ëndërronte të bëhej një futbollist, sport që e kishte nisur që kur ishte fare i vogël në moshë. Vdekja e 16-vjeçarit ka shkaktuar trishtim dhe hidhërim jo vetëm te familja, por edhe te të gjithë të afermit e tij dhe miqtë.
Poll