
Juventusi nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv ditën e djeshme ndaj Atletiko Madrid. Skuadra bardhezi u mund me rezultatin 2-0 duke bërë që të jenë më një këmbë jashtë Champions League.l Një skuadër që është projektuar për të fituar titullin e shumë kërkuar Europian duket edhe këtë vit e vështirë. Fajtori sipas tifozëve apo edhe për drejtuesit në rast eleminimi mbetet mbi trajnerin Allegri.
Nëse Juventusit nuk arrin të kaloj në raundin tjetër, atëherë largimi i tij në fund të sezonit është i sigurt. Në këtë mënyrë, drejtuesit bardhezinj po mendojnë për pasuesin e tij. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ëshë Zinedin Zidan i përzgjedhuri dhe i pari në listën e Juventusit. Tashmë ngelet për t'u parë nëse Juventusi do të kualifikohet ose jo. Zidan nuk do ta mohonte të drejtonte ish-skuadrën e tij ku ka luajtur si lojtar.