Vusal Isgandarli u largua nga Egnatia drejt Boluspor pak ditë më parë. Lojtari nga Azerbajxhiani u transfferua në Turqi ku do të vazhdojë karrierën në gjysmën e dytë të sezonit. Plot 150 mijë euro kanë shkuar në “arkat” e rrogozhinasve nga shitja e Isgandarlit.
Ky i fundit ka dhënë një intervistë për mediat azere, ku ka zbuluar prapaskenat e tranësferimit në Turqi si dhe mesazhi që i ka shkruar Gianni De Biasit për mos grumbulimin me kombëtaren e Azerbajxhianit.
“Unë mora ofertë nga Boluspr që në verë. Por ajo erdhi pasi kisha arritur akordin me Egnatian. Tre muaj më parë, përfaqësuesit e Boluspor erdhën në Shqipëri për një ndeshje tonën. Më pas bënë ofertën zyrtare. Ksha oferta të tjera nga Turqia, gjithashtu edhe nga skuadra rumune dhe polake. Por vendimin e mora duke u bazuar mbi mundësinë më të madhe për të luajtur.
Boluspori e pagoi Egnatian. Kjo ishte arsyeja pse procesi i transferimit zgjati disi. Jam i lumtur që ata treguan vendosmëri për mua. Transferimi nuk u bë zyrtar deri në momentin e pagesës së shumës.
Unë e kam cilësuar kampionatin shqiptar si një trampolinë. Më besoni që shkova të luaja te Egnatia kryesisht vetëm për të luajtur kundër klubit armen (Ararat Armenia në Ligën e Konferencës). Disa tifozë thonë se Egnatia është kryesuese, duhej të kisha qëndruar atje. Por tifozët nuk i dinë problemet atje. Nuk kishte probleme madhore, më paguanin rregullisht. Megjithatë, kishte vështirësi për shkak të cilësisë së stadiumeve. Edhe gjuha ishte një problem gjithashtu. Disa tifozë mund ta mendojnë transferimin tim te Boluspor një hap mbrapa, por brenda 6 muajsh do t’u vërtetoj që është një hap para.
Kombëtarja? Ndjej keqardhje që nuk jam ftuar në përfaqësuese kur luaja te Egnatia, nëse do të ndodhte do të transferohesha në ndonjë klub tjetër. Nuk e di pse Xhani De Biazi nuk më grumbulloi. Por ishte e qartë që bëri padrejtësi me mua. Megjithatë, ai nuk është më në ekipin kombëtar dhe është e gabuar që të flasësh pas shpinës së tij. Në fakt, unë desha që të dija arsyen nga vetë De Biazi. I shkrova SMS, por nuk m’u përgjigj”, ka deklaruar ish-sulmuesi i rrogozhinasve.