
Edy Reja, trajneri i kombëtares kuqezi është i mirënjohur në Itali dhe fjala e tij ka peshë në arenën e futbollit. Sëfundmi tekniku Italian ka folur për Radio Kiss Kiss Napoli, duke analizuar klubin e Napolit si dhe ka thënë fjalë të mira për mbrojtësin e kombëtares tonë Elseid Hysaj.
"Hysaj është mes lojtarëve më të mirë që kam drejtuar, që di të sulmojë mirë hapësirat. Ai ka luajtur si mbrojtës krahu në skemën me 4, por në kombëtare ai luan dhe me tre dhe i kërkoj shpesh të provoj të gjejë hapësira në sulm", ka thënë Reja për "Radio Kiss Kiss Napoli".
Ndërsa për klubin e Napolit tekniku Reja u shpreh: "Napoli ka qenë në krye për vite me radhë. Unë jam i kënaqur që Llorente është afrimi I ri për sulmin, pasi është një lojtar vendimtar. De Laurentiis nuk ka dështuar për 15 vjet me goditjet në merkato, si dhe strategjia e ndjekur po del që është e duhura", përfundoi Edy Reja.