Eduart Rroca ka bërë paraqitje fantastike me Istanbulspor në ligën e parë turke . Fantazisti shqiptar është lojtari kuqezi më I vlerësuar nga Sofascore, në bazë të paraqitjeve të këtij sezoni. Faqja e specializuar me statistikat e vendos Rrocën mes më të mirëvë në Europë, teksa ai përfaqëson Shqipërinë me një notë 7.34.
Rroca është kështu futbollisti shqiptar që kryeson listën e kuqezinjve, ndërsa është në garë me skuadrën e tij për t'u ngjitur në Superligën turke, pasi Istanbulspor do luajë në fazën play-off në ligën e parë. Me 9 gola dhe 12 asiste në 26 ndeshje, mbase Edy Reja do duhet t'i kthejë sytë nga Rroca për një ftesë në Kombëtare.

Poll