
Javën e kaluar një vizitë që bëri bujë ishte ajo e Bill Clinton në Tiranë. Ish-presidenti i SHBA-së zhvilloi një takim me kryeministrin Rama në kryeqytet.
Një figurë e rëndësishme për shqiptarët dhe shtetin e Kosovës që dukej shumë i lumtur gjatë takimit në Kryeministri teksa shikonte organizimin perfekt nga kryeministri Edi Rama.
Por ish-presidentin amerikan tashmë diçka e lidh edhe me Kombëtaren tonë të futbollit. Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale nga Edi Rama shihet Clinton me një fanellë të Kombëtares shqiptare në duar, të cilën ia ka dhuruar Kryeministri ynë.
Poll