Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Edhe 3 vite si bavarez, firmos Manuel Neuer

Shkruar nga NEWSPORT
Edhe 3 vite si bavarez, firmos Manuel Neuer

Bayern Munchen dhe portieri Manuel Neuer, kanë zgjatur kontratën e tyre. Marrëveshja e re e portierit 34-vjeçar gjerman do të vazhdojë deri në verën e vitit 2023.

Kontrata e mëparshme e Neuer skadoi në vitin 2021. Palët nuk mundën të binin dakord për vazhdimin e bashkëpunimit për një kohë të gjatë. Pretendohej se Bayern i ofroi Neuer një kontratë deri në vitin 2023 me një pagë prej 12 milion euro në vit, por ai donte një marrëveshje deri në 2024-2025 me pagë prej më shumë se 20 milion euro në vit, duket se tashmë ato kanë arritur të gjejnë një gjuhën e përbashkët dhe janë dakordësuar për zgjatjen e marrëveshjes.

Neuer u transferua te Bayern nga Schalke 04 në vitin 2011. Me Mynihun, ai fitoi Bundesligën 7 herë, 5 Kupa gjermane, Champions League dhe  Kupën e Botës së klubeve. Ndërsa në vitin 2014, ai u bë kampion botëror me ekipin kombëtar gjerman.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga