
Jules Kounde është pranë transferimit te skuadra e Chelsea-it, të paktën kështu raporton gazetari italian Fabrizio Romano. Ai bën me dije se lojtari ka arritur marrëveshjen me Blutë e Londrës dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet në vazhdim.
Sipas tij, Kounde ka firmosur një kontratë që e lidh me ekipin e Chelsea-it deri në vitin 2026. Gjithçka ka mbetur në fazat e fundit, pasi klubi anglez po negocion me Sevilla-n për shumën e transferimit.
Poll