
Jerge Hoefraad, ish-futbollisti 35 vjeçar i Ajax ka humbur jetën pas një plumbi në kokë. Sipas Telegraaf, Jerge u përpoq të shuante një grindje në një club në Amsterdam, teksa e ka pësuar keq. Ngjarja ka ndodhur sot në kryeqytetin e Hollandës, ndërsa të pranishmit kanë mbetur të shokuar.
Sipas të njëjtit burim, Hoefdraad u transportua menjëherë në spital për kirurgji urgjente, por ai nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.
Policia ka identifikuar të dyshuarin kryesor, edhe pse deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar. I formuar në shkollën e Ajax, Jerge Hoefdraad ka përfaqësuar klube si RKC Waalwijk, Almere City dhe Telstar në Hollandë.
Poll