
Kryesuesit e La Ligas, Real Madrid janë aty edhe fal mbrojtjes pothuajse perfekte dhe ndoshta falë edhe Courtouis. Në 10 ndeshjet e fundit, ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane ka pësuar vetëm 4 gola. Vlen të përmendim që golat e pësuar janë: (1 gol i pësuar ndaj Alaves, 2 gola të pësuar ndaj PSG, 1 gol i pësuar ndaj Sociedad). Kjo tregon se portieri Courtouis është në formën më të mirë të mundshme, duke qënë një siguri e madhe në mes të shtyllave. Portieri Belg ka hedhur ''pas krahëve'' momentet e këqija në karrierë dhe duket tashmë ''i rilindur''.
Trajneri Zidane duket se ka gjetur ''recetën'' me anë të së cilës do arrij suksese. Nuk dihet se sa gola do pësoj Real Madrid deri në fund, por duket se reparti i prapavijës funksionon më së miri.