Darboe Dembo është lojtari më i ri i skuadrës së Al-Nasr në Emiratet e Bashkuara Arabe. Afrikani bëri mirë me skuadrën e Shkupit në dy sezone duke qenë golashënuesi më i mirë i bardhebluve. Ai u transferua në merkaton e dimrit te Shaktjor Soligorsk për shumën e 700 mijë eurove. Por, në këtë sesion vendosi të ndërronte sërish destinacion duke firmosur në Emiratet e Bashkuara Arabe për 1.5 milionë euro.
Për këtë transferim të tij përfiton edhe klubi i Shkupit, pasi ka 25 përqind të kartonit të sulmuesit. Në këtë mënyrë në arkat e skuadrës së shqiptarëve të Maqedonisë do të derdhen plot 375 mijë euro. Një lëvizje e zgjuar nga ana e drejtuesve që pas shitjes në Bjellorusi refuzuan të shisnin në vlerën 100 përqind kartonin e tij.