
Në lidhjen maratonë të Supersport, ishte edhe Çiljeta Xhilaga e cila tregoi se si po shkon kjo periudhë izolimi.
E përfolur shpesh herë për një lidhje me portierin Alban Hoxha, ajo nuk preferoi të përmendte aspak këtë pjesë, por u ndal te rutina që e ka mbërthyer prej ditësh. Ndërkohë zbuloi se si po përgatitet djali i saj, Fernando i cili është pjesë e Dinamos.
“Fernando është te Dinamo. Ështe pezulluar stërvitja për momentin. Kohën më të madhe e kalon duke luajtur Play-Station. Luajmë mgjes-drekë-darkë.
Profesioni? Unë sa kisha përgatitur një këngë të re. Do e lançoja, por e pezullova. Edhe bizneset që kam janë pezulluar për momentin. Shëndeti është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.
Besimi? Do të mbaj Ramazan këtë muaj. Është e padiskutueshme. Nëse do zgjasë deri me 24 prill, të gjithë njerëzit do të arrijnë të mbajnë Ramazan.
Gjëja që kam bërë më shumë? Sa kam larë enë këto ditë, s’kam larë ndonjëherë në jetën time. Vdiqa, po më del shpirti.