
Skuadra e Interit ka humbur sot një drejtues shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për koordinatorin teknik të ekipit, Valter Sabatini. Ish-drejtuesi i Romës dha dorëheqjen sot te presidenti i zikaltërve.
Shkak për largimin e Sabatinit është bërë mos plotësimi i kërkesave të tij nga drejtuesit e Interit. Italiani kërkoi disa afrime në merkaton e janarit, por asnjë nga nuk iu realizua.
Dorëheqja e Sabatinit është paraqitur në presidencë dhe ende nuk është vendosur nëse do të pranohet apo jo.
Poll