Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

E PAPRITUR/ TURQIA merr masat për KUQEZINJTË, thërrasin trajnerin që shkroi HISTORINË

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ TURQIA merr  masat për KUQEZINJTË, thërrasin

Federata Turke e Futbollit ka nisur të lëvizë për gjetjen teknikut të ru të ekipit kombëtar. Sipas mediave vendase, presidenti i FTF Yildirim Demirören është takuar me homologun e Besiktasit për të marrë shërbimet e teknikut të ekipit turk Senol Gunes për të marrë drejtimin e përfaqësueses euroaziatike. Megjithatë, Gunes bëri me dije se nuk dëshiron të mbyllë kontratën me bardhezinjtë e Turqisë, por ekziston mundësia që ai të kryejë paralelisht të dyja misionet: trajner i Besiktasit dhe Turqisë.

Gunes shkroi historinë e futbollit turk në vitin 2002 kur e ndihmoi ekipin të zinte vendin e tretë në Kupën e Botës në Korenë e Jugut & Japoni.

Pas "Perandorit" Fatim Terim, Gunes konsiderohet si trajneri më i suksesshëm turk. Nga mediat turke, bëhet me dije se federata kërkon që kombëtarja bardhekuqe të jetë gati për dy sfidat e para të fazës kualifikuese të EURO 2020 me Shqipërinë dhe Moldavinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga