
Arsenali ka bërë një lëvizje shumë të shpejtë në fundin e merkatos së janarit. Sikurse raporton "Goal.com", skuadra londineze ka marrë në formën e huazimit lojtarin e Barcelonës, Denis Suarez, i cili i është bashkuar 13 herë kampionëve të Anglisë.
24 vjeçari do të qendrojë deri në fund të sezonit tek Arsenal, por klubi londinez ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij për shifrën e 18 milionë stërlinave.
Kështu që Denis Suarez do të bashkohet përsëri më trajnerin Unai Emery, me të cilin ka punuar më parë tek skuadra e Sevillas në sezonin 2014-2015.
Poll