
Një rast i veçantë, thuajse i pabesueshëm ka ndodhur në futbollin shqiptar, në kampionatin e moshave. Një vogëlush me ëndërr për t'u bërë futbollist i madh shfaqet me një libër në dorë dhjetë minuta para se të niste ndeshjen me skuadrën e tij.
Foto është publikuar nga trajneri shkodran Elvis Plori, i cili ndihet i lumtur që në Shqipëri ka fëmijë që krahas futbollit nuk lënë mënjanë mësimet. Për këtë ai shkruan: "Ka gjithmonë kohë për atë ç'ka do me zemër. Dhjetë minuta para ndeshjes. Shembulli më i mirë i fëmijëve që duam", përfundon Plori në diçiturën e fotos.
[gallery columns="1" size="full" ids="112300"]
Poll