
Futbollisti i spikatur shqiptar Donis Avdijaj rrezikon të mos luajë me ekipin e tij Ëillem II. Shkak është sjelljet e pahijshme të mesfushorit sulmues me ekipin holandez. Pasi refuzoi një sërë ofertash të klubeve të huaja, 22-vjeçarit i krijohen probleme të tjera brenda klubit.
Media holandeze "Brabant Dagblad" shkruan se drejtuesit e Ëillem II duan ta largojnë futbollistin e Kosovës për thyerje të disiplinës. Edhe pse lojtari është larguar në Gjermani për të gjetur skuadër të re, mundësia për të nisur një tjetër aventurë thuajse është zero pasi merkatoja e janarit në pjesën më të madhe të kampionateve europiane ka përfunduar që në 31 janar.
Lojtari zhvilloi një sezon mbresëlënës duke realizuar 8 gola dhe dhënë 6 asiste në 18 ndeshje.
Gjatë janarit, klube të njohura si Neëcastle, Besiktas dhe Trabzonspor bënë oferta për blerjen e tij. Ai u pezullua para disa kohësh nga klubi pasi doli të shëtisti pak orë para një ndeshje në Kupën e Holandës.