Bota e dyluftimit dhe mundjes në ring është tronditur nga lajmi se 22 vjeçarja japoneze, Hana Kimura i ka dhënë fund jetës. Sportistja është ofenduar dhe fyer në rrjetet sociale, ndërsa prej muajsh ishte në depresion.
Mesazhet e urrejtjes në drejtim të 22 vjeçares kishin nisur qysh në vjeshtën e 2019, pas pjesëmarrjes së saj në "House Terrace House", një shoë në Japoni. Në vendin aziatik të gjithë janë të prekur nga lajmi, ndërsa vdekjen e Kimurës e ka konfirmuar edhe kompania Stardom, që menaxhonte sportisten.

Poll