
Juventusi mori një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Lazios në shtëpi. Edhe pse e nisëm ndeshjen keq duke pësuar gol, bardhezinjtë arritën të përmbysnin gjithçka në pjesën e dytë duke marrë 3 pikë me vlera. Në fund të sfidës për mediat italiane, trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo u shpreh:
"E nisëm keq ndeshjen për shkak të një gabimi tonin në kthimin e topit dhe pësuam gol. Ishte një reagim i mirë dhe kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer edhe pse kishim shumë mungesa. Nuk u dorëzuam dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne nuk menduam për ndeshjen e së martës, kishim pak lojtarë me Cuadrado i cili bëri një seancë stërvitore e luajti titullar. Për ne ishte një finale, shtrënguam dhëmbët edhe me ata që nuk luanin në rolin e tyre dhe treguan profesionalizëm", u shpreh Pirlo.