Nuk ka qetësi për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez do i duhet të prishë një pjesë të vilës së tij në veri të Portugalisë. Gjithçka ka të bëjë me faktin se fusha e tenisit dhe një shtesë tjetër janë bërë në kundërshtim me ligjin.
Siç thuhet te The Sun, lojtari i Manchester United e ka pranuar paligjshmërinë dhe ka kërkuar leje për shembjen. Cristiano Ronaldo ka të veten edhe shumë vila e shtëpi të tjera, sakaq kjo mund të jetë një nga të paktat herë kur ai ka probleme me shtetin portugez. Përtej “halleve” në jetën e përditshme, fokusi duhet të kthehet në fushën e blertë, ku do i duhet të ndihmojë “Djajtë e kuq” për arritjen e objektivave sezonal.