Eva Murati njihet si tifoze e Partizanit dhe këtë nuk nguron asnjëherë ta tregojë. Në një postim pas fitimit të Superkupës ndaj Egnatias me rezultatin 1 me 0, bukuroshja uron klubin e kuq për triumfin e arritur.
E kuqe “flakë” shfaqet dhe në fotot e shpërndara. Në shkrim përmend dhe titullin kampion, ndërsa lidhja e saj me futbollin është për t’u admiruar.
“Urime per fitoren e Superkupes se Shqiperise kampioneve ne fuqi, skuadres se Partizanit!! Le te jet ky nje ogur i mir per kete sezon, le te mbetet titulli ne kryeqytet edhe kete vit! Sigurisht ne krahun e te kuqve”, shkruan Eva Murati në rrjetet sociale.
Kujtojmë se bukuroshja njihet për moderimin e emisionit të Champions League në Shqipëri. Eva di të shkëlqejë në botën e sportit, ndërsa zemra e saj rreh për Partizanin në futboll.