Hakim Ziyech do të jetë përforcimi më i ri për skuadrën e PSG. 29 vjeçari që impresionoi me paraqitjet e tij në Kupën e Botës në Katar, do të veshë fanelën e kampionëve të Ligue 1, ndërsa do kërkojë të jetë protagonist në Francë.
Marokeni do të kalojë te parizienët në formë huazimi deri në fund të sezonit, teksa në marrëveshje nuk është përfshirë opsioni i blerjes në fund të sezonit dhe në këtë mënyrë lojtari do të kthehet në verë përsëri te skuadra e Chelsea.
29-vjeçari do të shtonte konkurencën në mesin e fushës. Ziyech mund të luajë si anësor dhe mesfushor i avancuar.
PSG are set to sign Hakim Ziyech, here we go! Deal agreed and unlocked on a loan move until June, NO buy option clause included. #PSG
Paris Saint-Germain have deal in place with Chelsea, medical done.
Ziyech only wanted PSG.
✈️ Boarding > Paris @TurkishAirlines pic.twitter.com/CgV6OBfJTV
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 31, 2023