
Kwadwo Asamoah u largua nga Interi në fillim të këtij sezoni. Mbrojtësi ganez që nga ai moment ësht pa skuadër dhe në pjesën e parë të sezonit ka qendruar pushim. Duket se këto pushime do të marrin fund shumë shpejt pasi Asamoah ka gjetur ekipin e ri.
Eksperti i merkatos në Itali, Gianluca Di Marzio bën me dije se ganezi është pranë firmës me Cagliarit dhe shumë shpejt pritet të bëhet edhe zyrtarizimi. 32-vjeçari e njeh mjaft mirë Serie A pasi luan prej shumë vitesh ka mbajtur veshur fanellën e Udinezes, Juventusit dhe Interit.
Në ditët në vijim pritet të bëhen edhe vizitat mjekësore pasi akordi mes palëve është arritur. Cagliari renditet në vendin e 18-të dhe rrezikon rënien nga Serie A e për këtë arsye kërkon lojtar ekspert.
Kwadwo @Asabob20 (negli ultimi 8 anni prima @juventusfc e poi @Inter) verso il @CagliariCalcio #Asamoah #calciomercato @SkySport
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 24, 2021