
Sando Tonali mund të quhet përfundimisht një lojtar i Milanit. Mesfushori ishte huazuar nga Breschia sezonin e kalur, ndërsa kuqezinjtë kishte të drejtën e blerjes së kartonit të tij. Pas shumë ditësh negociata, drejtuesit e Milanit kanë arritur akordin me skuadrën e Breschia për të blerë përfundimisht kartonin e Tonalit.
Kuqezinjtë do të paguajnë 10 milionë euro dhe kartonin e lojtarit të ri, Olzer, ndërsa 5 milionë euro u paguan sezonin e kaluar dhe në total ky operacion për Milanin arrin shifrat e 20 milionë eurove. Gjithçka është mbyllur dhe Tonali do të jetë zyrtarisht një lojtar i skuadrës kuqezi me të drejta të plota.E KRYER/ Milanin gjen akordin, mesfushori përfundimisht kuqezi
Poll