Sulmuesi me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, ka mbetur pa ekip. Futbollisti me nënshtësi belge, ishte pjesë e Real Sociedad për disa sezone, por me kontratën e tij që ka skaduar, klubi spanjoll nuk ka preferuar t’ia rinovojë, duke e lënë të mirë mëngjarashin.

Januzaj tashmë duhet të gjejë një ekip të ri dhe pritet një verë e gjatë për të. Kujtojmë që Januzaj u kërkua nga klubi i Napolit, me italianët që e konsideronin si pasuesin e Lorenzo Insigne, i cili është trasnferuar në Amerikë.
Adnan Januzaj është një produkt i akademisë së Manchester United dhe Kombëtarja e Shqipërisë i kërkoi të zgjidhte fanellën kuqezi që në moshë të re, por mëngjarashi i sulmit zgjodhi të përfaqësojë Belgjikën.
Adnan Januzaj and Nacho Monreal will be available on the market as free agents, as Real Sociedad confirm Januzaj and Monreal won’t extend their contracts. 🔵 #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 23, 2022