Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E kërkon Milani, Lazio merr vendimin final për Igli Taren

Shkruar nga NEWSPORT
E kërkon Milani, Lazio merr vendimin final për Igli Taren

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito thuhet se ka bllokuar lëvizjen e mundshme të drejtorit sportiv, Igli Tare në Milano, duke i ofruar shqiptarit një zgjatje të kontratës e sigurisht rritje page. 

Lajmi bëhet i ditur nga "La Gazzetta dello Sport", me numrin 1 të bardhekaltërve që i ka ofruar Tares një kontratë të përmirësuar. Ish-bomberi kuqezi do i duhet të firmos deri në vitin 2023, duke dyfishuar pagën e tij aktuale.

45-vjeçari shqiptar luajti për "Le Aquile" për tre sezone para se të pranonte një rol drejtues në klubin kryeqytet në vitin 2008.

E në të tilla kushte, gazeta italiane raporton se kuqezinjtë do të kthejnë vëmendjen e tyre nga Carlo Osti, ish-drejtor sportiv te Roma dhe Ricky Massara e Giovanni Sartori të Atalanta, emra potencial për të zënë vendin e lënë bosh nga Leonardo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga