
Bylis nuk arriti të dilte me 3 pikë të plota nga sfida e sotme ndaj Vllaznisë. Sfida në "Loro Boriçi" u mbyll në barazim 2-2 dhe mesfushori ballshiot, Donald Mëllugja ishte autori I golit të parë të ndeshjes. Në fund të ndeshjes, mesfushori u shpreh:
"Kisha një emocion të veçantë pasi nuk kisha shënuar, ndërsa tani do të shënoj më shumë. Edhe në stërvitje penalltinë m'I ka besuar mua trajneri penalltinë. Me lojën që bëmë sot duhet të kishim fituar dhe sot na anullua një gol I rregullt e besoj se ishte një rezultat I mirë edhe pse jemi larg Europës. Në moshën e vogël nuk kam luajtur futboll deri në moshën 17 vjeçare. Kam luajtur vetëm kalçeto me shokët".
Poll