Philippe Coutinho është duke u rikthyer në formën e tij më të mirë me fanelën e Bayern Munchen. Ëndrra e brazilianit për tu transferuar nga Liverpool tek Barcelona iu kthye në një ankth, ku mesfushori shënoi vetëm 12 gola në 52 ndeshje në La Liga.
Të zhgënjyer nga paraqitjet e brazilianit, katalanasit ia ofrojnë përsëri lojtarin Liverpool, por këta të fundit e refuzojnë. Në momentet e fundit të merkatos Coutinho arriti një marrëveshje me Bayern të cilët do t'I paguajnë 8 milion euro Barcelonës për huazmin e lojtarit dhe kanë si opsion për ta blerë në fund për shifrën e 110 milion euro.
Kujtojm që klubi spanjoll harxhoi më shumë se 155 milion euro për transferimin e Coutinho të cilat do t'I paguanin me këste. Sipas mediave spanjolle sëfundmi ka dal në pah se Barcelona për shkak të keq menaxhimit I detyrohen klubit anglez dhe 83 milion euro.
