Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

E goditi trajneri me shpullë, reagon volejbollistja e Korçës: Ia kërkova vetë, nuk ndihesha mirë

Shkruar nga NEWSPORT
E goditi trajneri me shpullë, reagon volejbollistja e Korçës:

Rovena Gengo ka reaguar pas lajmit të publikuar në media, teksa shihej trajneri Romeo Xega që e godiste me shpullë.

Volejbollistja e Korça volley tregon për “JOQ” se nuk është e vërtetë ajo që është raportuar. Gengo shkruan se ka qenë vetë ajo që i ka kërkuar trajnerit ta godiste sepse nuk po ndihej mirë.

“Përshëndetje! Unë jam sportistja për të cilën bëhet fjalë dhe më vjen shumë keq për ju që nxirrni lajme të rreme duke mos i ditur të gjitha.

Sa për sqarim unë, në ato momente i kam kërkuar trajnerit të më godasë sepse nuk po ndihesha mirë dhe kisha vërtetë nevojë. Nuk mendoj se janë të nevojshmë këto sulme kundrejt tij dhe nuk mendoj se është e drejtë të bëhet bujë një lajm i tillë. Faleminderit”, shkruan Rovena Gengo.

E habitshme por e vërtetë. Një shpullë të sillka në vehte në ditët moderne të sportit...

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga