Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"E dua Zidanin dhe Madridin", supertalenti francez një hap larg "Galaktikëve"

Shkruar nga NEWSPORT

Eduardo Camavinga gjithnjë e më shumë është pranë Real Madrid. Sipas së përdithshmes "AS", lojtari 17 vjeçar është shprehur i lumtur për interesimin e madrilenëve, ndërsa ka dhënë miratimin për kalimin në Spanjë.

Kontrata me Reenes në Ligue I skadon verën e 2022, ndërsa Perez mund të "hapë thesin" për aftësitë e mesfushorit. "Jam shumë i lumtur që një klub si Real interesohet për mua. E dua trajnerin Zidane dhe Madridin", janë disa nga fjalët e djaloshit.

Real po mendon rinovimin e skuadrës, ndërsa emrat në listën e "zezë" janë ato të Bale, James Rodrigues, Odriozola dhe Mariano. Reenes, për të lënë të lirë talentin Camavinga, kërkon plot 50 milion euro.

Eduardo Camavinga
Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga