Hysen Memolla është mbrojtësi 24-vjeçar që luan për Hajduk Split në Kroaci. Skuadra e tij, së bashku me të në fushë, u eliminuan mbrëmjen e djeshme kundër Mccabi Tel Aviv edhe pse fitoi 2-1. Sfida e parë kishte përfunduar me të njëjtin rezultat, por në favor të izraelitëve, të cilët patën fatin të fitonin dhe të kualifikoheshin pas gjuajtjes së 11-metërshave.
Kavajasi Hysen Memolla është eliminuar tashmë, por ai ka një mesazh të qartë pas kësaj humbjeje, ku dhimbja i është kthyer në forcë. “Më dhemb shumë, sepse pas 125 minutash lojë, pasi mund një kundërshtar të madh fati të vendoset te penalltitë! Por tani jemi më të fortë se më përpara! Jam i nderuar që luaj për një klub si Hajduk Split dhe që përkrahem nga një tifozeri si “Torcida” që është e veçantë në të gjithë Europën. Nuk mundesh do të mos japësh gjithçka për ata dhe për të dashuruar këto ngjyra! Tani më shumë se më parë, Forca Hajduk!”, përfundon deklaratën e tij në “facebook” Memolla.