
Vedat Muriqi është duke kaluar një moment fantastik në karrierën e tij me ekipin turk të Fenerbaches. 25 vjeçari është nga golashënuesit më të mirë në kampionatin turk dhe tashmë ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.
Siç bëhet e ditur nga mediat në Angli, për Muriqin në sfidën ndaj Genclerbirligi kanë qenë skaut nga ekipi i Leicester, Monaco dhe Eintrach Frankfurt. Teksa Monaco dhe Frankfurt diheshin për interesimin ndaj sulmuesit kosovar, Leicester është ekipi surprizë që interesohet për shërbimet e Muriqit.
Vlera e sulmuesit shkon deri në 18 milion euro, një shifër mëse e përballueshme nga Leicester, të cilët momentalisht ndodhen në vendin e dytë në Premier League, pas Liverpool-it të Klopp. Sipas mediave në Angli, transferimi mund të ndodhë që në merkaton e janarit.